Edhe ne shtatzëni, Kim duket se nuk ka ndërmend te ndryshoje shijet e saj për veshjet.
Zakonisht ne periudhën e shtatzënisë, te gjitha femrat lëshojnë nga pak kur vjen puna për veshjet. Përgjithësisht ato qasen me shume ndaj veshjeve te përshtatshme qe u mundëson atyre një lloj komoditeti qe ne atë periudhe përveç te tjerave i bën qe te duken edhe me mire.Por kjo nuk mund te thuhet për bukuroshen amerikane. Për te këto nuk kane vlere. Te mërkurën e kaluar ajo është veshur me një fustan shume te shkurtër, dhe për me tepër transparent, i cili përveç paparaceve tërhiqte vëmendje edhe te kalimtareve te tjerë, por qe ne një fare mënyre vinte ne “siklet” edhe vete te dashurin e saj. Teksa tentonte te ngjiste disa shkalle, Kim, e kthyer nga i dashuri, duket sikur i thotë atij: “A mund te me mbrosh nga pas”. Pamje te tjera tregojnë se Kaney e ka bere me se miri detyrën tij, por duket se edhe ai vete është i magjepsur nga hiret dhe format e te dashurës se tij trendy.
