Ja sekreti i vërtetë i Borussia Dortmundit

Për shumë njerëz shpërthimi i jashtëzakonshem i Dortmundit shihet si i çuditshëm dhe inovativ. Por, për ata që e ndjekin qe një kohë të gjatë Bundesligën, paraqitja e shkëlqyeshme e Lewandowskit me shok nuk befason shumë.
Para një kohe, në internet kishte qarkulluar një video, e cila prezantonte tipin e jashtëzakonshëm të stërvitjeve që bën trajneri Jurgen Klopp, një ide gjeniale kjo e tij, për ta përmirësuar saktësinë e futbollistëve të tij.
Kur ta shikoni, do të mahniteni me këtë ide të trajnerit gjerman, i cili e kishte fituar Bundesligën në dy sezonet e kaluara, ndërsa sivjet nuk ka ende humbje në Ligën e Kampionëve.