Adelina Ismajli i futet politikës,,,,

Adelina Ismajli, një ikonë e muzikës moderne shqiptare mund të kthehet në Kosovë si politikane.
Pas shumë vitesh ajo ka pranuar të këndojë në përvjetorin 23-të te themelimit të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Siç njoftojnë mediat kosovare, Adelina Ismaili do të jetë prezent në qytetin e saj të lindjes, Prishtinë. Adelina është një fans-e dhe mbështetëse e ideologjisë së Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Më herët Adelina kishte lajmëruar se do të shkëputej për disa kohë nga muzika, me këtë rikthim hamendësohet se Ismajli mund të tentojë rikthimin, por kësaj radhe në politike.