Edberi e Rikja thurin planë për të shtuar dyshimet per lidhje...(Video)

Ndërsa në ambientet e dhomës së ndenjes ndodhet Elona, Edberi, Vigani dhe Rikja dhe në një moment në bisedë e sipër Edberi çohet dhe puth Riken. Kjo gjë ngjall edhe më shumë dyshime tek Elona, e cila thotë se është e sigurt që midis tyre mund të ketë diçka. “Pse reagove ashtu kur u shfaqën fotot e saj?”, e pyet Elona duke qeshur, ndërsa Edberi dhe Rikja ia mbajnë lojën njëri-tjetrit për disa minuta, duke ngjallur edhe më shumë dyshime tek ajo.
Vigani tregon për reagimin Elenës pas dyshimeve që ka për ta, duke thënë se i ka bërë përshtypje afrimiteti që ka Elona me Riken, duke e lidhur me njohjen që ka pasur vite më parë Elona me vëllanë e Edberit. Ata të katërt qeshin, duke thënë se të gjithë banorët janë futur në dyshime për ta.

Më pas Edberi dhe Rikja thurin një plan për të shtuar edhe më shumë dyshime tek banorët. “Kur të flesh ti, unë do të vij të të marr e do të dalim jashtë. Nëse vjen ndonjë banor, do të largohemi nga njëri-tjetri”, i thotë Edberi Rikes, e cila e aprovon dhe bie dakord me të. “Duhet t’i ndiqni edhe ju banorët, që ta kuptojnë këtë gjë”, i këshillon Elona.
Kështu, banorët vendosin të thurin plan për banorët, ndërsa Elona vazhdon të ketë shumë dyshime, megjithëse Edberi dhe Rikja mundohen ta sigurojnë se kjo është një lojë të cilën po ia tregojnë vetëm asaj. “Tek ti kam më shumë besim se tek askush tjetër”, i thotë Edberi. Ndërsa Elona vazhdon të ketë ende dyshime për ta dhe thotë se nga kjo lojë mund të presë gjithçka, por njëkohësisht u thotë se nuk ka për t’i folur më me gojë nëse do të jenë vërtet të lidhur me njëri-tjetrin e po mundohen të luajnë njëkohësisht edhe me të. “Nuk do të më mbetet aspak hatri po të vazhdonit lojën tuaj e të mos më futnit mua në mes”, i thotë Elona. Me gjithë insistimet e banorëve, dyshimet e Elonës nuk largohen.
Më pas ajo shpreh simpatinë e saj ndaj Rikes, duke thënë me siguri se me Riken mund të fliste shumë lirshëm jashtë kësaj shtëpie dhe se e kupton që edhe ajo stepet. “Unë kam merak se si më shikojnë të afërmit e çfarë mendojnë për mua”, thotë Rikja. “Ti i jep shumë lezet kësaj shtëpie, pasi nuk e ekzagjeron. Je tipike e shprehjes: “Të çon te burimi e s’të jep ujë”, i thotë Elona e të dyja vajzat qeshin me njëra-tjetrën.