A e kishit menduar ndonjëherë se edhe duke ndenjur ne zyre para kompjuterit mund te humbnit disa kilogramë? Po, po është e vërtetë. Studiuesit kane përllogaritur se sa kalori digjen gjate një klikimi me mouse.
Ne fakt shume ankohen se nuk mund te humbin ne peshe kur qëndrojnë gjithë ditën ne zyre. Fatmirësisht ndërkohë qe jeni para kompjuterit ju nuk mbeteni inaktive. Pse? Sepse klikimi i mouse-it është sporti me i ri për t’u dobësuar.
Çështja nuk është banale, por e vërtetë. Sa kalori digjen? Studiuesit kane bere një llogaritje te tille. Një klikim i vetëm ve ne pune 11,7 gram muskuj. Me pas studimi ndërlikohet edhe me tepër duke folur për mikrobe, Adenosine Triphosphate, molekula, qeliza dhe energji. Pas llogaritjeve te shumta përfundimi ka qene ky. Për një klikim mouse-i harxhohen 1,42 kalori. Pra për te humbur peshën tuaj do duheshin rreth 390.000 klikime. Me siguri qe një pjese e lexuesve tashme do mbajnë shënim çdo klikim. Duhet thënë se një ore ecje djeg 700-1000 kalori.
